Zvicra e përzuri pasi dhunoi gruan, imami nga Kosova ka disa fjalë

Fehim Dragusha imami shqiptar do të largohet nga Zvicra, pasi ai është dënuar nga Gjykata Federale se ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj ish-bashkëshortes së tij, nga Singapori. Dragusha asnjëherë nuk e ka pranuar këtë vendim.

Imami para dy muajsh kur është bërë edhe denoncimi, në një intervistë ka thënë se asgjë nuk është e vërtetë dhe se ka pasur marrëdhënie shumë të mira më ish-bashkëshorten e tij, por tani është marrë vendimi dhe ai do të kryejë dënimin në Kosovë, duke e dëbuar nga Zvicra.

Imami ka jetuar në Zvicër për rreth 10 vjet ku kryente dhe aktivitetin e tij. Imami ka thënë se dënimin e tij dëshironte ta vuante në Zvicër dhe jo në Kosovë, por, kërkesa e tij nuk është marrë parasysh.

Ai ka thënë se çështja e tij është e politizuar dhe se ai nuk ka kyer veprat për të cilat akuzohet, dhe po pret që pafajësia e tij të dalë nga Gjykatën e Strasburgut.

”Pas vendimit të Gjykatës Federale, unë duhet ta lë Zvicrën derisa kjo çështje të përfundojë në Gjykatën e Strasburgut. Për të parë nga afër realitetin se ku ka gabuar Gjykata Federale e Zvicrës, duke mos pasur asnjë padi në Polici dhe duke mos qenë nën hetime, ata pa të drejtë lëshuan vendimin se unë kinse kam rrahur dhe keqtrajtuar ish-gruan time”, ka shkruar Dragusha në rrjetet sociale.