Nga Pusteci, zëvendëspresidenti i grupit të PPE-së, Andrey Kovaçev foli për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

I pyetur për shtimin e dy kërkesave të tjera për çeljen e negociatave të Shqipërisë është shprehur.

“Ne e mbështesim dhe jemi pro.

Pozicioni ynë është mbështetës dhe ne mendojmë se hapja e negociatave duhet të nisin dhe ndërkohë duhet të adresohen problemet. Ne e mbështesim dhe jemi pro”, shprehet ai.

I pyetur se sa impakt do ketë kriza politike për çeljen e negociatave ai tha: Ne nuk do të interpretojmë situatën politike por presim që negociatat të hapen.

Ai nuk ka preferuar të komentojë deklaratën e presidentit të Republikës që ndërkombëtarët po favorizojnë kapjen e drejtësisë, por kërkoi bashkëpunim mes partive për qytetarët dhe tha se Shqipëria duhet të përmbushë kushtet për lirinë e medias.

“Unë nuk mund të komentoj diskutimet e politikës së brendshme dhe mendoj se kjo nuk është puna ime. Interesi i qytetarëve të Shqipërisë që partitë politike të bëjnë kompromise të brendshme dhe kjo është interesi i Shqipërisë që të hapen negociatat. Rëndësi ka që Shqipëria të përmbushë kushtet e vëna nga komisioni i Venecias dhe BE për lirinë e medias dhe gjithë pikat e tjera”, deklaroi zëvendës presidenti i grupit të PPE-së.