Zv.ministrja e Shëndetësisë takohet me përfaqësuesin e OBSH’së, flasin për pandeminë e vaksinat

Zëvendësministrja e Parë e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, ka pritur sot në takim Siddhartha Datta, përfaqësues i Organizatës Botërorë të Shëndetësisë për regjionin e Evropës, i cili është udhëheqës i njësisë për sëmundje ngjitëse dhe Program të Imunizimit.

Sipas MSH’së, ata diskutuan rreth menaxhimit të situatës epidemiologjike në vend dhe procesin e vaksinimit kundër Covid-19.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë mbetet partner i yni strategjik në luftimin e pandemisë duke na qëndruar afër gjatë kësaj kohe”, tha Gexha- Bunjaku gjatë këtij takimi.

Nga ana e tij, Siddhartha Datta e vlerësoi menaxhimin e pandemisë në Kosovë dhe fushatën e inkurajimit të vaksinimit kundër Covid-19, ndërkohë theksoi nevojën e përkushtimit dhe solidaritetit midis popujve në përballimin e kësaj sfide globale të shëndetit publik.