Zv/ministri i Infrastrukturës thotë se shërbyesit civilë duhet t’i nënshtrohen politikës dhe Qeverisë!

Zyrtari i VV’së, Avni Zogiani, e ka mbajtur një ligjëratë të shkruar në FB për rolin e shërbyesve civilë në Qeveri. Në fakt, ka treguar se shërbyesit civilë duhet të veprojnë dhe nënshtrohen vetëm ashtu siç thotë dhe merr vendime politika.

“Nuk behet kjo pune keshtu. Te gjithe pjestaret e administrates duhet ta kuptojne se nuk jane aty per te marrur vendime, por jane thjesht kapacitete administruese per vendime e politika”, ka shkruar Zogiani.

“Prandaj, une personalisht mendoj se perfshierja kaq e vrullshme e ketyre sherbyeseve te larte civil ne nje debat rreth nje projekti, eshte nje arsye per te dyshuar ne paanshmerine e ketyre zyrtareve gjate ushtrimit te detyrës”, ka shkruar më tej Zogiani.

Reagimi i tij erdhi pasi Ministri i ri Infrastrukturës është përfshirë në një debat me Sekretarin e Ministrisë dhe Shefen e Prokurimit nëse duhet apo jo të anulohet një tender për ndërtimin e autostradës për Gjilan.

Ministri po kërkon anulimin e tenderit e dy zyrtarët e stafit civilë po kundërshtojnë një vendim të tillë.

Zëvendësministri i Infrastrukturës po e çuan këtë veprim të zyrtarëve civilë si “çudi të madhe”.

“Nje projekt ne infrastrukture para se gjithash buron nga vendim-marresit politik. Zbatimi i tij eshte çeshtje e administrates. Siç meret vendim per inicimin e projekteve te rendesishme nga niveli politik, po nga niveli politik mund te vendoset qe te anulohet nje projekt. Kjo eshte duke ndodhur ne Ministrine e Infrastruktures… Mirepo, ne lidhje me projektin tashme te famshem 110 milionesh rreth nje autostrade, po ndodhe nje çudi e madhe qe, per mendimin tim, nxer dyshime serioze mbi paanshmerine e administrates ne kete Ministri”, ka shtuar ai.