Zv/ministri i Financave nuk e di ende çmimin për vaksinat COVID-19

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari është pyetur nëse e di se sa vaksina do të blihen me 40 milionë euro nga Kosova, por e njëjta ka thënë se nuk e di ende se sa vaksina do të blihen.

Kusari ka thënë se për këtë ka bërë edhe pyetje parlamentare për ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, por nuk ka pranuar përgjigje.

E njëjta pyetje i është bërë edhe zëvendësministrit të Financave Agim Krasniqi, por i njëjti nuk e di ende çmimin e vaksinave për COVID-19.

“Nuk e kam parë kontratën, është një punë që jo vetëm shteti i Kosovës, po të gjitha shtet e tjera kanë një marrëveshje me Bankën Botërore që të sigurohet një kontratë kornizë, nuk është sekrete, sigurisht ministri i Shëndetësisë do ta thotë”, ka thënë Krasniqi.