MASHTI

Zv/ministri i Arsimit: Deri në ora 16:00 janë pranuar 32,800 aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore

Taulant Kelmendi, Zevendësministër i Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka njoftuar se në platformën eKosova se deri në orën 16:00 janë pranuar 32 mijë e 800 aplikime për subvencionim të teksteve.

Ai po ashtu ka thënë se shtëpitë botuese kanë publikuar çmimet e kopertinës së librave dhe ato nuk mund rriten.

Postimi:

Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri në ora 16:00 janë pranuar 32,800 aplikime.

Sistemi është duke funksionuar mirë dhe me mbështetjen e MPB-së dhe AShI-së ekipet do të ofrojnë shërbim për mbështetje teknike edhe ditëve të fundjavës prej orës 09 deri në 16 në numrin 0800 30 900.

Shtëpitë botuese tashmë i kanë publikuar çmimet e kopertinës së librave dhe ato nuk mund rriten. Po ashtu kanë publikuar pikat e shitjes për të gjitha Komunat.

Rastet e veçanta kur një fëmijë është regjistruar më herët se mosha 6 vjeçare në klasën e parë po trajtohen duke e dërguar numrin personal të fëmijës, emrin e shkollës dhe Komunën në emailin [email protected]