Zëvendësministri i MPBAP Bajram Gecaj ka reaguar ndaj kërcënimeve të Gazetarit Fidan Jupolli, duke thënë se është cenim i rëndë i lirisë së mediave dhe në përgjithësi cenim i demokracisë në veprim.
Ai tha se pavarësisht qëndrimeve të gazetarit, kërcënimi ndaj tij është i papranueshëm.
Gecaj premtoi se personalisht ka kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim që të bëhet e pamundura për ta ndriçuar këtë rast.
Më poshtë gjeni reagimin e zv ministrit Gecaj:
Reagim i zëvendësministrit Bajram Gecaj për kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Bajram Gecaj, dënon kërcënimet që janë bërë ndaj gazetarit, z. Fidan Jupolli.
Me këtë rast, zëvendësministri Gecaj ka vënë në pah se kërcënimi ndaj gazetarit Jupolli, apo ndaj secilit qytetarë që mendon ndryshe, është cenim i rënd i lirisë së mediave dhe në përgjithësi cenim i demokracisë si parim, ku secili qytetarë ka të drejtën e shprehjes së garantuar, pavarësisht qëndrimit që shprehë pro ose kundër.
Nga pozita e zëvendësministrit të MPBAP, z. Bajram Gecaj ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe se do të angazhohet edhe personalisht, që të bëhet e pamundura për të ndriçuar këtë rast.







