Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka kërkuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të “heqë trupat e pajetë të mijëra rusëve të vrarë në pushtimin e deritanishëm dhe t’i kthejë në Rusi”.

Zëvendëskryeministrja gjatë një konference tha se ka me mijëra trupa të vdekur të rusëve.

“Këtu janë mijëra trupa të pushtuesve. Kjo është një nevojë humanitare. Ne kërkojmë që trupat e pushtuesve rusë të largohen nga territori dhe të shkojnë në Federatën Ruse”.

“Bëni atë që duhet për të zgjidhur këtë problem humanitar”, tha ajo.

Më herët, ushtria ukrainase tha se më shumë se 3500 ushtarë rusë ishin vrarë. Rusia deri më tani nuk ka pranuar ndonjë viktimë.

Dje raportoi ITV News mbi dokumentet e ministrisë ruse të shëndetësisë që duket se zbulojnë përgatitjet e Moskës për viktima masive në konflikt. /Ballkani.info/