Zv.kryeministri Selmanaj i thotë deputetit të VV-së “mshile gojën”, momenti kur eskaloi debati në Kuvend VIDEO

Me fjalë të rënda ka eskaluar mbrëmë debati në Kuvend në mes të zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj dhe deputetëve të VV-së.

Zv.kryeministri Driton Selmanaj duke replikuar me Mefail Bajqinovcin e VV-së, ironizoi duke thënë se e respekton më shumë që kur publikoi një fotografi me Adem Jasharin.

Por për këtë, ka reaguar Dimal Basha i VV-së. Në momentin kur ai po fliste në foltore, zëvendëskryeministri Selmanaj iu drejtua atij me fjalët “mshile gojën”.

Reagimi i Bashës ishte i ashpër duke e quajtur madje Selmanajn edhe “palaço”

“Mshile ti, ai s’duhet me kanë as në gojën tane. Paramendo çfarë palaço duhet me kanë, me ba hajgare me një figurë si Adem Jashari”, ka thënë Basha në Kuvend.

Shikoni videon: