Sot në Kuvendin e Kosovës është votuar Qeveria Hoti e cila do të përbëhet nga LDK, AAK, NISMA, LISTA SERBE dhe minoritetet.
Është votuar edhe kabineti qeveritar ku zv-kryeministri parë i Kosovës do të jetë, Besnik Tahiri.
Tahiri në një postim në Facebook ka shkruar se kjo deyrë për të është përgjegjesi e jo privilegj.
“Përcaktimi im është angazhimi politik e profesional me synim të qartë në shërbim të institucioneve dhe shtetit. Do të angazhohem si përherë, të mos kufizohem në dallimet politike e konceptuale, përkundrazi do të kultivojë vlerën e bashkëpunimit. Do të vazhdoj ta kultivojë debatin përmbajtjesor, konsultimin e përhershëm dhe bashkëpunimin pa dallime në funksion të punëve të mira që mund t’i bëjmë së bashku”, ka shkruar Tahiri ndër tjerash.
Qeveria Hoti erdhi pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese ku i dha shumicës parlamentare të drejtën për të formuar Qeveri. /Ballkani.info/







