Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Iniciativa pa Kosovën nuk ka kuptim

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u shpreh skeptik për Mini-Shengenin.

Osmani tha se parakushti i Maqedonisë së Veriut ishte që në këto takime të merrnin pjesë të gjitha vendet e rajonit dhe të ketë mbështetjen e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

“Në takimet e bëra ka akoma paqartësi në lidhje synimet e kësaj nisme. Ne e shikojmë një nismë akoma në zhvillim e sipër- u shpreh zv-kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Neve nuk na pengon asgjë që në një moment të shkëputemi nga nisma nëse vazhdojnë paqartësitë”, theksoi Osmani në Top Channel.

Osmani tutje ka thënë se kjo iniciativë pa Kosovën nuk ka kuptim.