Zv.drejtoresha e AKI-së, raporton në Komision lidhur me situatën e sigurisë

Vlora Hyseni, zv.drejtoresha e AKI-së ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.

Ky raportim sikur edhe ata të kaluarit kur raporton kreu i AKI-së ka qenë i mbyllur për medie.

Kujtojmë se ditë më parë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë emëruar Petrit Ajetin në krye të AKI-së.