Këshilltari i Kurtit

Zulfaj flet për një arritje, thotë se “janë përmbushur të gjitha kushtet” për heqjen e sanksioneve të BE-së

Masat ndëshkuese financiare ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian mbesin në fuqi për sa kohë Kosova nuk bën më shumë në shtensionimin e situatës në veri dhe nuk i përmbush kërkesat e shënuara në deklaratën e 3 qershorit të lëshuar nga BE, ka konfirmuar sërish ditëve të fundit Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog.

Megjithatë, kështu nuk mendon këshilltari politike i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Jeton Zulfaj, i cili pandeh se “janë përmbushur të gjitha kushtet” për heqjen e sanksioneve të BE-së, ndonëse një gjë e tillë nuk qëndron.

Në deklaratën e 3 qershorit kërkohet shpallja e sa më hershme e zgjedhjeve të reja lokale në veri si dhe që deri në shpalljen e tyre kryetarët legalë (ndonëse jolegjitimë) të punojnë nga objekte alterntaive; që Vetëvendosja nuk e ka përfillur.

“Ne i kemi përmbushur kushtet, masat kanë qenë për eskalimin e situatës që pati ndodhur në atëkohë më 29 maj, dhe pastaj e kemi pasur një marrëveshje për deeskalim, të gjitha ato masa janë zbatuar… problemi është që për shkak të vendimmarrjes kryesisht problematike brenda BE-së, kemi thënë me fillim që është gabim nxitimi për t’i vendosur ato masa, sepse vetëm sa do të ndikojë në balancën e bisedimeve Kosovë-Serbi, apo në asimetrinë e këtyre bisedimeve, por edhe nuk janë aspak të bazuara e të drejta dhe të dobishme siç është edhe vërtetuar, por tani i takon BE-së që me lehtësinë që i ka vendosur ato masa, t’i largojë ato sa më parë, sepse arsyet për të cilat janë vendosur kanë pushuar së ekzistuari, por ato nuk mund të përdoren si mjet i hapur për të vendosur kushte të reja për një situatë e cila nuk ekziston”, ka thënë Zulfaj në Tv Dukagjini.

VIDEO BONUS: Mjeku kosovar tregon se e a kanë dëmtuar vërtetë imunitetin, vaksinat kundër Coronavirusit