Zubin Potok, djali thotë se nëna e tij u nis për në Serbi 4 ditë më parë por tani nuk e di se ku është

Një person në Zubin Potok ka raportuar nëna e tij ka shkuar në Serbi për t’i vizituar familjarët e saj por më nuk e di vendndodhjen e saj.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se personi është raportuar i zhdukur që nga 12 korriku.

“PERSON I ZHDUKUR- Oklace, Zubin Potok 12.07.2023-10:15.  Me 15.07.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nëna e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia në drejtim të Serbisë për ti vizituar familjarët  saj por nuk kanë njohuri për vend-ndodhje  e saj, rasti është duke u hetuar.”