Xhelal Sveçla
“Zotohemi se lufta dhe përpjekja e tij nuk do të ndalet”: Sveçla nderon policin e rënë Afrim Bunjaku
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka nderuar rreshterin policor i cili humbi jetën mbrëmë nga sulmet e formacionit të armatosur rëndë në Banjskë të Zveçanit, Afrim Bunjaku.
Sveçla tha se shteti kosovar zotohet “që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet”.
Postimi i plotë:
Rreshter Afrim Bunjaku ra sot në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet.
Lavdi Heroit Afrim Bunjaku!