Zotimi i Daut Haradinaj: Nuk do të heqim dorë nga Autostrada e Dukagjinit, na trajtuan si “Metohi”

Daut Haradinaj, kandidat i AAK-së për deputet, në DebatPernime, ka thënë se janë dy projekte nga të cilat partia e tij nuk do të heq dorë, Boreja, dhe autostrada e Dukagjinit.

“Projekt i madh do të jetë Boreja në Pejë, që ne me çdo kusht do të insistojmë të që realizohet projekt i madh është edhe autostrada e Dukagjinit për të cilin ne nuk do të heqim dorë, do ta ndërtojmë për shkak se gjithë ajo pasuri e Kosovës nuk është shfrytëzuar tash e 20 vjetë”, ka thënë ai.Ndërsa i pyetur nga moderatoja Jeta Xharra sesi projekti për autostradën e Dukagjinit do të gjeneroj vende të reja të punës, ka thënë se pa këtë autostradë banorët janë të izoluar.“Kjo gjeneronë vende të reja të punës për shkak që ne po flasim për 624 mijë banorë që janë izoluar dhe janë trajtuar nga të gjithë qeveritë e kaluara si ‘Metohija’ e Ish –Jugosllavisë”, ka thënë ai.

loading…