Të mërkurën mbrëma, një vrasje tronditi Prishtinën.

Në dalje të qytetit u vra Liridona Murseli, teksa po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët për në shtëpinë e saj.

Fillimisht u raportua se ajo u vra nga një hajn, i cili kërkoi nga familja Murseli para.

Bashkëshorti i Liridonës kishte deklaruar në polici se hajduti kishte urdhëruar atë të largojë fëmijët nga vetura.

Atëherë edhe dyshohet të ketë vrarë Liridonën.

Policia sot ka kryer disa hetime intensive, duke arrestuar Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Ndërsa pak orë më parë ka arrestuar edhe Kushtrim Kokallën, vëllain e policit Kanon Kokalla.

Të njëjtit dyshohet të kenë bashkëpunuar për vrasjen e tashmë të ndjerës.

I dyshuari në fjalë pohohet të jetë vëlla i një prej policëve të Njësisë Speciale.

@ballkani.info Priti e përcolli mijëra pjesëmarrës në varrimin e bashkëshortes, por Naim Murseli po akuzohet se pagoi 30 mijë euro për eliminimin e Liridonës #naimmurseli #liridonamurseli #kosovopolice #kosova ♬ Very Sad – Enchan
@ballkani.info Kur Naim Murseli shitej si i mençur dhe si mik i Grenellit #naimmurseli #liridonamurseli #kosova #grenell #richardgrenell #prishtina #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqiperia ♬ original sound – Ballkani.info