Përmes një ceremonie madhështore është përuruar autostrada, “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Kjo u cilësua si një rrugë që do të shërbej si një urë bashkëpunimi mes shteteve fqinje që do të përfiton gjithë rajoni i Ballkanit.

Pjesë e këtij inaugurimi ishin krerët institucional të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Ndërsa të ftuar ishin kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Në adresimin e tij para të pranishmeve, kryeministri Zoran Zaev i është drejtuar në gjuhën shqipe, kryeministrit Ramush Haradinaj.

Shihni Videon: