“Zogu i Tiranës” do të vijojë burgun për shfrytëzim prostitucioni

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, do të vijojë të qendrojë në burg nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Më datë 12 dhjetor, gjykata ka ricaktuar për Nikajn masën e sigurisë “arrest me burg”. Ky vendim i gjykatës ka ardhur pasi është njohur me të dhënat e fituara nga përgjimet e prokurorisë, por dhe nga një ballafaqim që është kryer mes dy personave të tjerë, biznesmenin A.Gjini dhe vajzën D.N, që u kapën në mesnatë, së bashku me Nikajn në një dhomë të hotelit “Autostrada”.

Avokati i Hermes Nikajt është shprehur për Report Tv se klienti i tij nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë. “Hermes Nikaj ka qenë viktimë e prostitucionit dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje-ka thënë më tej avokati Bardhi Koci. Ndërsa Nikaj është mbrojtur në sallën e gjyqit duke thënë se nuk ka bërë asgjë të keqe në jetë, pasi marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirë individuale.

Zogu i Tiranës” u vendos në pranga në fund të muajit nëntor pas një hetimi nga Policia e Tiranës, ku rezulton i përfshirë në një grup prostitucioni që ushtronte aktivitetin nëpër qendrat estetike të kryeqytetit kundrejt vlerave 100-500 euro. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj, ofrohej edhe shërbimi eskortë dhe seksi në grup.