Zogiani i VV-së kritikon PDK-në: Nuk po e përmendni pushtetin komunal, drejtori i Shpend Ahmetit është i listës tuaj

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës po bën aksione për korrupsionin në Prishtinë, por nuk po e përmend pushtetin komunal, pasi drejtori i “Prishtina Parking” është pjesë e listës së PDK’së

Këto komente Zogiani i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

“Ja pse Rinia e PDK-së bën aksion për korrupsionin ne Prishtine, e nuk e përmend pushtetin komunal: Drejtori i Shpend Ahmetit për Parking Prishtina është marrur nga lista e PDK-se!”, ka shkruar Zogiani.

Ndërkohë, rinia e PDK’së të dielën në një konferencë për media ka kritikuar LDK’në dhe VV’në për keqmenaxhim të buxhetit të Komunës së Prishtinës.

“Prishtina qe nga paslufta është kampione e tepricave buxhetore apo suficititi. Për shkak te planifikimeve të dobëta nga te gjitha qeveritë e deritanishme në Prishtinë, si nga LDK e po ashtu nga Vetëvendosje, mesatarisht 20% e buxhetit apo rreth 17 milionë Euro i humbin Prishtinës ne suficit cdo vit”, ka thënë asamblisti i PDK’së, Leutrim Retkoceri.

https://www.facebook.com/azogiani/posts/10158607420349831