Zogiani i reagon këshilltarit të Kurtit:’A lat kënd pa e fy e pa e linçu për këto 100 ditë n’pushtet’

Këshilltarit të Kurtit, pas Nasër Rafunës i ka reaguar edhe aktori i njohur, Jeton Zogjani.

Këshilltari kryeministrit në detyrë, Luan Dalipi, ka shkruar dje se rreth serialit ‘Çka ka shpija’ në televizionin publik, duke e cilësuar serialin si ‘pa shije, pa kreativitet’.

Filimisht Dalipit i ka reaguar aktori Naser Rafuna, përmes një komenti në statusin e Dalipit në Facebook, Rafuna ka thënë se nuk duhet të kritikohet arti.

E pas Rafunës, për këtë ka reaguar edhe aktori i njohur, Jeton Zogjani, i cili është gjithashtu pjesë e serialit në fjalë.

Zogjani ka ndarë statusin e Dalipit, ndërsa ka shkruar: “A lat kënd pa e fy e pa e linçu për këto 100 ditë n’pushtet“.

Ndërkohë, për statusin e Dalipit ka reaguar edhe vetë aktori kryesor i serialit, Naser Rafuna, duke i komentuar atij në status.

Rafuna ka thënë se deri më tani për serialin që bëhet në formë kritikuese e me sarkazëm nuk kanë pasur deri më tani reagim nga askush.