Politika e Rusisë gjithmonë ka pasur për objektiv pushtimin e territoreve. Ndërsa Gjeopolitika ruse në thelb të saj e ka pasur ekspansionizmin. Këto konstatimi i bëri profesori universitar Agim Zogaj gjatë një debati në emisionin “Voyage” në RTK me temë “Lufta hibride ruse në Ballkanin Perëndimor”.
Sipas Zogaj luftërat që i ka zhvilluar Rusia kanë qenë luftëra për pushtimin e territoreve dhe kjo është kryeisht realizuar përmes pranisë ushtarake ruse.
Zogaj deklaroi se kjo politikë ruse është zbatuar nga gjithë liderët rus pa përjashtim nga diktatori Stalini tek autokrati Putini. Një prej objektivave pushtuese ruse sipas Profesor Zogajt është edhe dalja në det në ujërat e ngrohëta siç janë deti Adriatik, deti Mesdhe.
Ndërhyrjen e Rusisë në rajon sipas Profesor Zogaj duhet parë në raport me zhvillimet që janë duke ndodhur në nivel global. Ai i ka qujtur kërkesat e Putinit ndaj perëndimit si kërkesa dinake. Sipas Zogajt kjo është tendencë e presidentit rus Putin për të rikthyer ndikimin rus përtej kufijve të ish Bashkimit Sovjetik.
Sa i përketë luftës hibride të Rusisë në Ballkan, Zogaj deklaroi se Rusia është duke i përdorur të gjitha metodat për të realizuar luftë speciale në Ballkanin Perëndimor. Ai vuri në pah përdorimin e propagandës nga Rusia përmes mediave si “Sputink” dhe “Russia Today”, të cilat propagandojnë kundër Kosovës dhe vendeve tjera.
Zogaj po ashtu vuri në pah tentimin për nxitjen e një lloj nostalgjie pro ruse përmes mediave të vendeve të Ballkanit përfshirë edhe disa media në Shqipëri.







