Analisti

Zogaj: Që prej largimit të Thaçit dhe Veselit, Kurti dhe Osmani krijuan një ‘armik’ tjetër – Edi Ramën

Analisti politik Petrit Zogaj ka reaguar pas shumë kritikave në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, pasi ky i fundit dha një deklaratë ku tha se “veriu i Kosovës ndër vite është bërë tokë e askujt”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zogaj u shpreh se “që prej largimit nga skena politike e Thaçit dhe Veselit, Kurti e Osmani kanë qenë në kërkim aktiv të një kundërshari politik”.

Sipas Zogajt, kryeministri Kurti e presidentja Osmani e zgjodhën Edi Ramën si targetin më të përshtatshëm për një armik të fortë.
Postimi i plotë:

“Qe prej largimit nga skena politike e Thacit, Veselit dhe deri dikund e Mustafes, LV, Kurti e Osmani kane qene ne kerkim aktiv te nje kundershtari politik, qe do te personifikonte keta tre te lartpermendurit. Meqe brenda Kosoves nuk gjete nje figure te tille, e krijuan Edi Ramen si targetin me te pershtatshme per nje ”armik” te forte te tyre. Per mbajtjen gjalle te narracionit te brendshem te tyre-qe keta po perpiqem me e mbrojte Kosoven, por te tjeret po i pengojne, zgjodhen nje kryeminister te nje shteti tjeter. Prej momentit qe donin tei’a humbnin zgjedhjet ne Shqiperi, e deri tek diskursi i viteve te fundit qe Rama eshte ne funksion te Serbise. Pra, per interesa te tyre te brendshme politike, zgjodhen me e portretizu Ramen, si kryeminister te nje vendi anetar te NATO-s, si te keqen e vetme qe kjo dyshe po perballet ne Kosove” ka thënë ai.