Zogaj për tollovinë: Vetëm dy-tre rrugë janë të bllokuara, pjesa tjetër është e lirë

Sot ka filluar testimi i shndërrimit të unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet. Ky eksperiment i Komunës së Prishtinë ka krijuar një tollovi të madhe në kryeqytet duke qenë shkak që shumica e qytetarëve të mbesin mbi një orë në kolona.

Se si po shkon plan i Përparim Ramës, për Gazetën Insajder ka folur nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Ai tha se vetëm dy –tre rrugë janë të bllokuara kurse pjesa tjetër e qytetit është e lirë.

Në rast se ky eksperimet nuk jep funksion, Zogaj shtoi se në vikend do të marrin vendimin final dhe do të dalin me njoftim.

“Deri tash i kemi vetëm dy-tre fyte të ngushta kurse pjesa tjetër e qytetit është e lirë, pas këtij vikendi do ta marrim vendimin final dhe do të ju njoftojmë me kohë”, tha Zogaj.