Analisti politik
Zogaj: Kurti premtoi ta bënte Kryeprokurorin njeriun më të famshëm, e bëri Tomë Gashin
Analisti politik, Petrit Zogaj, ka ironizuar me një premtim të kryeministrit Albin Kurti, i cili para një viti kishte thënë se “prokurori/kryeprokurori do të jetë njeriu me i famshëm në Kosovë”.
Megjithatë sipas Zogajt, pas një viti, i vetmi njeri i famshëm e që po e mbështetë këtë qeveri është Tomë Gashi, një njeri që ushtroi dhunë ndaj një qytetari në sheshin e Prishtinës.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se “ndoshta ne këtë listë të të famshmes është edhe Donika Gervalla me lapsuset e saj.
Postimi i plotë:
Para 1 viti, Kurti premtonte qe “prokurori/kryeprokurori do te jete njeriu me i famshem ne Kosove”. E pas 1 viti, i vetmi njeri i famshem, e qe e mbeshtete kete qeveri eshte Tome Gashi, nje njeri qe ushtroi dhune ndaj nje qytetari ne sheshin e Prishtines.
Ah po, ndoshta ne kete liste te te famshmes eshte edhe Donika Gervalla me lapsuset e saj. 😞