Kryeministrja serbe

Zmbrapsja e madhe e Serbisë, Bërnabiq: Nuk i kam ftuar vendet e OKB-së ta tërheqin njohjen e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq thotë se me letrën dërguar vendeve anëtare të OKB-së i ka njoftuar ato për, siç ka thënë ajo, hapat e pakuptimtë dhe të rrezikshëm të Kosovës.

Ajo tutje ka thënë se nuk i ka ftuar vendet anëtare të OKB-së për ta tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo deklaratë shënon edhe tërheqjen e parë të madhe të Serbisë në rrugën e gjatë destruktive për të lobuar kundër pavarësisë së Kosovës, shkruan Ballkani.info.

“Nuk i kam ftuar vendeve anëtare të OKB-së që ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Letra për të cilën flet Haradinaj e kam dërguar më 16 nëntor, pasi që vendosën taksën prej 10 për qind. Në atë moment në mënyrë krejtësisht transparente, ajo ka qenë vendim i Qeverisë që të gjitha vendet anëtare të OKB-së t’i njoftojmë për hapat e pakuptimtë dhe të rrezikshëm të Prishtinës”, ka thënë kryeministrja serbe.

Sipas saj, për vendimin e Kosovës ka dashur që t’i paralajmëroi edhe vendet që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, si dhe ato që nuk e kanë bërë këtë.

Bërnabiq ka thënë se në letrën prej pesë faqesh thuhej se Prishtina nuk e respekton marrëveshjen e Brukselit, si dhe Beogradi i ka përmbushur të gjitha pikat që janë paraparë në atë dokument. /Ballkani.info/