Suhareka

ZKA e vlerëson Komunën e Suharekës në nivele të larta të menaxhimit të pasqyrave financiare

Zyra Kombëtare e Auditimit e ka vlerësuar Komunën e Suharekës në nivele të larta të menaxhimit të pasqyrave financiare, sipas standardeve ndërkombëtare.

Kreu i kësaj komuna përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me angazhimin dhe përkushtimin e përbashkët dhe duke qenë të përgjegjshëm, e arrijmë së bashku suksesin për qytetarët tanë në Komunën e Suharekës.

Postimi i plotë:

Zyra Kombëtare e Auditimit, pas procesit të auditimit për vitin 2023, ka nxjerr raportin zyrtar në të cilën komunën tonë e vlerëson (me: opinion i pamodifikuar) në nivele të larta të menaxhimit të pasqyrave finaciare, sipas standarteve ndërkombëtare.📊🗂

Me angazhimin dhe përkushtimin tonë të përbashkët dhe duke qenë të përgjegjshëm, e arrijmë së bashku suksesin për qytetarët tanë në Komunën e Suharekës. ✅🫡

Bali Muharremaj