Lajmi i fundit

Zjarri përfshin malet në fshatrat e Gjakovës (FOTO)

Një zjarr i madh i ka përfshirë pjesët malore të disa fshatrave të Gjakovës gjatë orëve të mbrëmjes.

Kallxo mëson se zjarri ka përfshirë pjesë të fshatrave Zhub, Meqë e Koshare.

Ekipet e zjarrfikësve dhe Policia janë në vend të ngjarjes por mësohet se zjarrfikësit po ballafaqohen me problemin e qasjes me kamionë në vatrën e zjarrit për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

Më poshtë shikoni pamjet: