Në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë para pak çastesh ka shpërthyer zjarri.
Burime të Demokracia.com thonë se një garazh ka marrë flakë në një objekt banimi në këtë rrugë.
Banorët e ndërtesës kanë dalë jashtë, derisa në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit dhe policia.
Një banor i ka thënë Demokracia.com se KEDS-i ka punuar sot në këtë objekt dhe se deri në orën 18 nuk kanë pasur rrymë. Më pas ai thotë se kanë filluar të marrin zjarr garazhet në ndërtesë. Dyshimet e para për shpërthimin e zjarrit, thotë ai, janë për shkak të punimeve të KEDS-it.
Edhe teknikët e KEDS-it tashmë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.








