zjarr

Zjarri në podrumin e banesave në Emshir, Policia: 15 persona kërkuan ndihmë mjekësore – u dëmtuan edhe tetë vetura tjera

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që shpërtheu në podrumin e përbashkët të tri objekteve banesore në lagjen “Emshir”, ku si pasojë u përfshi nga zjarri një veturë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se nga ky zjarr, janë dëmtuar edhe tetë vetura tjera, si dhe 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të panikës dhe tymit.


“Prishtinë 26.06.2024-NN. Eshtë raportuar se është përfshirë nga zjarri një podrum i përbashkët i tri objekteve banesore, ku si pasojë nga zjarri është përfshirë një veturë , janë dëmtuar rreth tetë vetura të tjera, si dhe 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të panikës dhe tymit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të cilat e kanë lokalizuar zjarrin si dhe njësia e KEDS-it të cilët kanë bërë shkyçjen e rrymës nga objekti. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport.