Zjarri në Notre Dame: Macron thotë se Papa Françesku do të vizitojë Francën

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë që Papa Françesku do të vizitojë Francën pasi vendi është i zhytur në pikëllim pas zjarrit në Notre-Dame të Parisit, raporton Reuters.

“unë fola dje me Papën në telefon. Natyrisht unë e ftova atë që të vinte në një kohë që për të do të ishte më e përshtatshme”, tha Macron.

Këtë javë, Papa Françesku shprehu pikëllimin e tij për zjarrin dhe falënderoi shpëtimtarët që rrezikonin jetën e tyre për të shpëtuar katedralen shekullore dhe objektet e saj.

Ai tha se ishte i etur të shihte atë restauruar.