Është duke vazhduar zjarri në objektin e nënstacioni elektrik pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ballkani.info ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes në të cilën shihen zjarrfikësit që janë duke u munduar të shuajnë zjarrin.
Ndërsa si pasojë e këtij zjarri kjo pjesë e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike.





Më herët zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, ka thënë për media se nuk kanë informata se çka mund ta ketë shkaktuar zjarrin.
“Për momentin është duke u punuar në fikjen e zjarrit, sapo të kemi informata të tjera do të ju njoftojmë. Aty ndodhen edhe asetet e KEDS-it”, ka thënë Krasniqi.




VIDEO BONUS:






