Zjarri i fundit në Kaliforni cilësohet si më i madhi në historinë e këtij vendi

Mund të themi se Kaliforninë e njohim nga lajmet e zeza që i marrim çdo vit për atë vend, fatekqesitë natyrore janë thuasje të pa evitueshme, transmeton ballkani.info

Kësaj radhe fatkeqësia kaloi përmasat, numri i të vderkurve që po rritet çdo ditë, po e shënon këtë fatëkeqësi si më të rëndën në historinë e vendit.

Zjarri shkatërroi më shumë se 7,000 ndërtesa dhe shpërnguli më shumë se 50,000 njerëz. Ai djegi në tërësi qytetin e Parajsës siç njihet në regjionin Butte.

“Kishte njerëz që digjeshin pak nga pak në makinat e tyre, disa të tjerë që  zbritnin nga makinat duke u përpjekur të shpëtonin, dhe disa që vdisinin aty në rrugë. Ajo gjendje ishte panikë e plotë.”- rrëfen Courtenay Jenvey, banor i këtij vendi.

Hetuesit ende vazhdojnë me kërkimet drejt mbetjeve njerëzore brenda qytetit që gjithçka tani është shkrumb. /Ballkani/

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=rRpOLlXtb44