Zjarrfikësit e festojnë 11 vjetorin e Pavarësisë në detyrë (FOTO)

11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ka bërë që qytetarët e Kosovës të dalin të festojnë dhe të ndjekin organizimet e shumta të institucioneve të Kosovës.

Parakalimi i Ushtrisë së Kosovës, këtë vit ishte më i veçant pasi që për herë të parë po parakalonin si Ushtri pas tranzicionit nga Forca e Sigurisë.

Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e organizimeve, u kujdes Policia e Kosovës me një numër të madh të policëve në detyrë, përcjell Ballkani.info.

E ditën e festës, në krye të detyrës e festuan edhe zjarrfikësit.

Në një fotografi të siguruar nga Ballkani.info, shihen zjarrfikësit kujdestarë duke festuar 11 vjetorin e pavarësisë në detyrë.

Kujtojmë se kërkesat e zjarrfikësve për rritje të koeficientit të pagës, ishin plotësuar nga qeveria aktuale me miratimin e buxhetit për paga. /Ballkani.info