Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur lidhur me mundësin e kthimit të Vjosa Osmanit në këtë parti.

Haziri ka thënë as vetë partia që e ka themeluar Osmani nuk po e lakon emrin e saj, duke shtuar se më shumë po merren me kryeministrin.

“Vjosa Osmani-Sadriu është Presidente e Republikës edhe nuk ka asnjë energji me e thy emrin e saj për subjekte të partive politike, me vetë faktin se partia “Guxo”, që ajo është themeluese nuk po e lakon emrin e saj në asnjë formë, përkundrazi më shumë merren me kryeministrin sesa me presidenten, për çudi. Osmani ka pas një rol interesant karshi qeverisë dhe dëmeve që kjo qeveri i ka shkakut Kosovës, sepse nuk du me pranu në atë angazhim të saj a ka qene zjarrfikëse politike ka prit shumë dhe është mundu shumë mos me u dëmtu reputacioni i imazhit të Kosovës ndoshta jo për shkak të kryeministrit po për shkak të Kosovës. Ne nuk kemi pas asnjë kërkesë kur e kemi votu për presidente, vetëm kemi thënë a na garanton që e ushtron detyrën kushtetuese”, ka thënë Haziri.