Zjarret/ Digjet një shtëpi në Vraniq të Suharekës, tjetra në rrezik (Video)

Disa vatra të zjarreve janë shfaqur sërish sot në Komunën e Suharekës. Përveç maleve të cilat po digjen, zjarri ka kapluar edhe një shtëpi.

“Indeksonline”, ka siguruar një video ku shihet një shtëpi duke u djegur në fshatin Vraniq dhe tjetra është në rrezik.

Poashtu në këtë video shihen edhe përpjekjet për të ndalur zjarrin.

Ndryshe, një ditë më parë është përhapur një zjarr i madh në komunën e Suharekës, por edhe në lokacione tjera të vendit.

Ministria e Bujqësisë i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre.

Për këtë çështje sot është debatuar edhe në Kuvendin e Kosovës.