Zjarret arrijnë afër tunelit të Kalimashit, kosovarët të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit për në Shqipëri

Zjarret kanë dal jashtë kontrollit në zonën e tunelit të Kalimashit, ku shihet që i është afruar edhe tunelit.

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri përmes një njoftimi, të pak minutave më parë, bën me dije se situata e zjarreve në të gjithë territorin e vendit është disi e stabilizuar, me përjashtim të disa vatrave që mbeten shqetësuese, raporton Gazeta Demos.

Ekipet emergjente janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri, ndërsa në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës është bërë i mundur izolimi i flakëve.