Malisheva kaplohet nga zjarri

Zjarrë në Malishevë: Apelohet për kujdes të shtuar

Në territorin e Komunës së Malishevës të mërkurën kanë ndodhur disa zjarre fushore, ndërsa njësia e zjarrfikësve të Malishevës, ka intervenuar në tri zjarre të mëdha fushore.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, apelon tek qytetarët, që të bëjnë kujdes të shtuar.

Në disa raste, këto zjarre fushore, kanë rrezikuar të përhapen në masë dhe duke rrezikuar djegien e pyjeve dhe të shtëpive, por duke ju falënderuar ndërhyrjes së njësisë së zjarrfikësve, janë shuar këto zjarre.

Bashkë me njësitë e zjarrfikësve, në këto incidente zjarri kanë intervenuar edhe njësitë e policisë dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi ka apeluar tek qytetarët, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe të mos shkaktojnë zjarre në fusha, qoftë nga hedhja e cigareve apo edhe nga djegia e hamulloreve dhe barit të thatë, pasi për shkak të thatësisë së madhe, zjarret përhapen shpejt dhe nuk mund të kontrollohen.