video

Zjarr tek “Burimi i Lajthisë” në Dukas të Patosit, digjen ullinj të rinj dhe shekullorë

Zjarri ka shpërthyer në vendin e njohur si “Burimi i Lajthisë” në Dukas të Patosit. Flakët po përhapen në grykën e kodrave duke shkuar drejt Margëlliçit.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se po digjen ullinj të rinj dhe shkullorë.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikësit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit./tvklan.al/