VIDEO

Zjarr në Veternik, komuna publikon pamjet: Zjarrvënia është vepër penale, fajtorët do të përgjigjen para drejtësisë

Komuna e Prishtinës ka publikuar pamje nga zjarri i ndezur në Veternik, derisa njoftoi se zjarrfikësit po tentojnë ta shuajnë.

Komuna ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjazrr.

“Ju lutemi të keni kujdes, mos i digjni hamulloret, mos ndezni zjarr në fusha, mos e hedhni cigaren e ndezur në tokë. Nëse nuk kujdeseni do të shkaktoni zjarre me pasoja të mëdha! Zjarrvënia e tillë cilësohet vepër penale, do të përgjigjeni para drejtësisë!” – thuhet në njoftim.