Zjarr në një apartament në Kukës nga ngrohja me gaz

Një banesë në katin e katërt të një pallati në lagjen numër 5 të qytetit të Kukësit, është përfshirë nga flakët.

Në banesën e marrë me qira nga A.H., ka rënë zjarr, ku për pasojë pati vetëm dëme materiale.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e ngrohjes me bombol gazi, ku fillimisht kanë marrë flakë rrobat në njërën nga dhomat e banesës.

“Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, – thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.