Beograd

Zjarr në Beograd, rrezik për shpërthim të një numrit të madh të bombolave ​​të gazit

Policia në Serbi e ka evakuuar sot një pjesë të njerëzve  që ndodhen pranë qendrës tregtare kineze në Beograd për shkak të shpërthimit të bombolave ​​të gazit, të cilat janë të shumta në objekt.

Raportohet se atje, shpërthimet janë duke ndodhur vazhdimisht, teksa flakët kanë shpërthyer në orën 07:00.

Shefi i Departamentit për Situata Emergjente të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Luka Çaushiq, tha se zjarri është raportuar në orën 06:57 të mëngjesit dhe se ekipet kanë mbërritur për vetëm pak minuta, por se zjarri tashmë është ndezur.

Për të menaxhuar situatën atje janë dërguar edhe helikopterë, shkruan B92.