Zjarr i madh në Tetovë, rrezikohen edhe objektet përreth

Një zjarr i madh ka shpërthyer para disa minutash në Tetovë.

Zjarri shpërtheu në ish-fabrikën e Monopolit në Tetovë, rrezikon edhe objektet për rreth fabrikës.

Në vendngjarje krahas ekipit të zjarrfikësve kanë dal në ndihmë edhe ushtria dhe zjarrfikës të qyteteve tjera si dhe disa kompani private dhe po bëjnë përpjekje për lokalizimin e zjarrit.

Për momentin nuk raportohet për të lënduar ose viktima.

Policia e Tetovës iu bëri apel qytetarëve që kanë sëmundje të frymëmarrjes të shmangin daljen në qytet në këto momente.