Zjarr i madh në Qytetin Studenti, digjet një banesë

Një zjarr masiv ka përfshirë fushën pranë Qytetit Studenti, poshtë godinës “Iliria”. Siç shihet nga pamjet që ka siguruar Gazeta Mapo, flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë gjithë fushën.

Raportohet se një prej banesave që ndodhet në atë zonë është djegur totalisht, ndërsa në rrezik janë banesa të tjera.

Gazeta Mapo mëson se një stacion zjarrfikëse është afro 200 metra larg dhe janë vonuar 20 minuta për të mbërritur në vendin e ngjarjes.

*Pamje nga zjarri që ka rënë fare pranë godinave të studenteve dhe disa banesave private

https://gazetamapo.al/wp-content/uploads/2019/09/WhatsApp-Video-2019-09-19-at-15.21.28-1.mp4?_=1

loading…