Zinedine Zidane largohet nga Real Madridi si trajneri më i suksesshëm në histori të klubit

Zinedine Zidane u largua nga Real Madridi, ndërsa nga shumë llogaritet si trajneri më i suksesshëm në të gjithë historinë e klubit.

Vetëm Miguel Munoz fitoi më shumë trofe (14), pasi Zidane e mbylli me 11-të trofe të fituar, por francez kishte 342 ndeshje më pak si trajner.

Munoz e kishte udhëhequr Real Madridin në 605 ndeshje, ndërsa francezi ishte në krye në 263 ndeshje, në dy etapa.

Kjo i bie që Zidane e ka fituar një trofe çdo 23 ndeshje për Real Madridin, duke i dhënë atij mesatare më të mirë të çdo trajner në historinë e klubit.

Trofetë e fituar nga Zinedine Zidane (Foto: Marca)

Ish-mesfushori largohet paso fitoi 174, barazoi në 53, ndërsa humbi 36 ndeshje nga 263 sa ishte në krye, me një përqindje fitore prej 66 për qind.

Edhe këtë sezon, Real Madridi më të shkoi 18 ndeshje pa humbje në La Liga.

Trajnerët dhe trofetë e fituar me Real Madridin (Foto: Marca)

Tri herë kampion i Evropës

Zidane do të mbahet mend gjithmonë për tre trofetë e njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve që fitoi gjatë detyrës së tij si trajner.

Ai i mbylli edhe dy fushata të suksesshme La Liga.

Nga katër sezonet e tij si trajner i Real Madridit, Zidane ose fitoi titullin e kampionatit ose ishte në garën deri në ditën e fundit në La Liga.

Ndeshjet si trajner: Fitoret, barazimet dhe humbjet (Foto: Marca)

Trofe i vetëm që i shpëtoi atij gjatë udhëheqjes ishte Copa del Rey. Madje këtë sezon, ata u larguan nga Alcoyano, që u llogarit si eliminim përuruese.