Real Madrid shpreson të regjistrojë fitoren e dytë radhazi ndaj Galatasaray në Ligën e Kampionëve këtë javë, por edhe një herë fokusi para ndeshjes është te Gareth Bale.
Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se shpreson që uellsiani të qëndrojë në klub për pjesën e mbetur të sezonit.
“Unë dua që Gareth të qëndrojë këtu deri në fund të sezonit”, shpjegoi Zidane në konferencën e tij për shtyp.
“Njerëzit vazhdojnë të thonë që unë dua që ai të largohet në janar, është e pakuptimtë”.
“Tifozët tanë duhet të mendojnë pozitivisht, pasi lojtari dëshiron të jetë me ne”.
“Ai është rikthyer këtu dhe dëshiron të rikuperohet, por ai ende nuk është shëruar akoma”, zbuloi francezi.







