Real Madridi po mendon seriozisht për të afruar në skuadër Neymar Jr ndërkohë që nuk ka hequr dorë as nga Paul Pogba pavarësisht se merkatoja në Premier League është mbyllur dhe në këtë moment Manchester United do ta kishte të pamundur t’i gjente një zëvendësues.
Në një intervistë për mediat pas miqësores ndaj Romës, trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane ka lënë gjithçka të hapur përsa i përket kalimeve të sulmuesit brazilian dhe mesfushorit francez në Santiago Bernabeu.
“Deri në 2 shtator mund të ndodhë gjithçka, si për Neymar ashtu për Pogba, por tani duhet të përqëndrohem vetëm te lojtarët që kam në skuadër”, tha Zidane.
loading…







