Zidane kërkon kohë për Hazardin

100 milionëshi i transferuar nga Chelsea, Eden Hazard, vazhdon të mos e gjejë golin e parë me fanellën e Real Madridit, gjithashtu s’ka bërë ende asnjë asistim.

Sido që të jetë, Zidane thotë se e di mirë se çfarë lojtari ka në skuadër derisa ka kërkuar kohë për belgun, duke e lidhur me situatën e tij kur ishte transferuar nga Juventusi në Madrid.

“Këshillë për Hazardin? Nuk do t’i japë asnjë këshillë, se si duhet të jetë. Duam më shumë nga ai, por duhet të jemi të qetë. Nuk jam aspak i brengosur. Do të triumfojë këtu sepse është i mirë dhe kjo s’do të ndryshojë. Nëse e shohim nga nesër, edhe më mirë”, u shpreh Zidane.

Zizu ka kërkuar kohë, ashtu siç i kishte ndodhur atij.

“Mua më ka ndodhur ngjashëm dhe isha shumë i qetë. E dija se do të funksionojë gjithçka me kohë. Isha më i keq kur erdha nga Italia. Zgjati gati tre muaj. E di se Hazard do të jetë i rëndësishëm. Do të ecë përpara”.

Hazard do të startojë kundër Clube Bruge në Champions League, sfidë që do të zhvillohet të martën në Bernabeu nga ora 18:55.

loading…