Zidane i zemëruar me lëndimet e shumta

Trajneri Zinedine Zidane ka shprehur frustrimin për numrin në rritje të lëndimeve te Real Madridi këtë stinor, pasi është mësuar se mbrojtësi Ferland Mendy do të humbasë ndeshjen e së mërkurës, që skuadra madrilene e luan si mysafire e Osasunas.

Real Madridi ka pasur një fillim të vështirë të stinorit, ku lojtarët e tjerë të skuadrës së parë kanë marrë më tepër se dhjetë lëndime.

Mbrojtësi francez, Mendy, ka marrë lëndim të muskulit, që është i dyti që kur iu bashkua Realit këtë verë nga Lyoni.

“Më mërzit shumë pasi nuk dua që lojtarët e mi të lëndohen, por është pjesë e futbollit”, ka thënë Zidane në konferencë për media.

“Shpresoj të jetë vetëm një nga ato gjërat e vogla që mund të ndodhin, pasi ndeshjet në këtë nivel marrin shumë nga secili. Jam i zemëruar që Ferland do të mungojë sërish pasi po luante mirë dhe ishte i lumtur. Duhet të kemi durim dhe të lëmë atë të rikuperohet”.

loading…