Zidane i emocionuar pas triumfit në La Liga: 10 ndeshje, 10 fitore – Kemi arritur diçka të jashtëzakonshme

Real Madridi është kampion i La Ligës për sezonin 2019/20.

Los Blancos triumfuan në shtëpi 2-1 ndaj Villarreal, për ta fituar titullin e 34 në histori të Spanjës.

Reali e festoi tashmë titullin në “Alfredo di Stefano”, që për Zinedine Zidane është i veçantë.

“Në fund kemi arritur diçka të jashtëzakonshme. 10 fitore në 10 ndeshje. Pas asaj që ndodhi, u kthyem të uritur, të motivuar dhe në fund arritëm këtë pas punës së madhe dhe jam i lumtur për lojtarët, për atë që kanë treguar gjatë gjithë kohës”, u shpreh Zizu.

“Pas pothuajse 2 muajsh në shtëpi, pas kthimit, ajo çfarë kanë bërë këta lojtarë, është fantastike, s’kam fjalë”.

“E kam thënë gjithmonë titulli më i vështirë për ta fituar është kampionati i Spanjës dhe ne në fund ia dolëm”.